MishiMinistri i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Petar Ivanoviq, ka paralajmëruar  dënime më të ashpra në sferën e sigurisë së ushqimit, duke theksuar se nuk do të lejohet që fitesa të jetë më e rëndësishme se shëndeti i njerëzve. Më parë është publikuar regjistri i 39  prej 50 mishtoreve në të cilat sipas analizave të inspekcionit veterinarë në nëntor dhe dhjetor është vërtetuar prania e substancave kimike  në produktet nga mishi, njofton tvmz.

Kemikaljet e tipit konzervans e të ngjashme rreptësishtë janë të ndaluara të përzihen me mishin . Sipas fjalëve të tij , problemi nuk ka pasuar si pasoj  e  mosfunksionimit të sistemit , mungesës së rregullave ose preventivës së dobët, por siç ka theksuar ai, ekskluzivisht  për shkak të mosrespektimit të proceseve nga ana e individëve të papërgjegjshëm për të cilët fitimi  është më i rëndësishëm se shëndeti i njerëzve.

By admini