riza-rexhaNga Nikë Gashaj, kryredaktor i revistës Malësia

U NDA NGA JETA PROFESORI I NDERUAR RIZA REXHA

 

Me shqetësim e dhimbje e lexova njoftimin e ndarjes nga jeta të ish-Profesorit, historianit, pedagogut të shkëlqyer, punonjësit të kulturës, studiuesit e krijuesit Mr. Riza Rexha. Jemi të bindur se ai do të ruhet i pashlyer në kujtesën e të afërmve,  nxënëseve , kolegëve, miqëve, dashamirësve të shumtë  të tij, si dhe në kujtesën e gjithë atyre, që e njohën. Si nxënës i Profesor Rixha Rexhës me bindje të plotë mund të themi se ai ka qenë mësimdhënës veteran të shkollimit shqip në Mal të Zi. Ai ka qenë shumë i përpiktë dhe i përgatitur për orë të mësimit. Me tërë shpirt dhe fuqi përpjekej me e ngritë sa më shumë nivelin e dijes tek nxënësit.

 

Në kohën kur në Plan-Programet në arësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, nuk përfshihej asnjë njësi mësimore nga historia kombëtare, Profesor Riza Rexha në orë të historisë, bënte përpjekje sa kishte mundësi që nëxënsit shqiptarë, sadopak ti njoftonte me historin kombëtare shqiptare. Kuptohet se në atë kohë ajo ishte punë riskante dhe e guximshme. Por Profesor Riza Rexha ishte i vendosur që tek nxënësit shqiptarë me e ndërtua e ngritur vetëdijen kombëtare shqiptare. Ai në atë drejtim ka një meritë të madhe.

 

Më vonë ai në mënyrë intensive u muar me hulumtime shkencore për zbardhjen e historisë kombëtare shqiptare në Mal të Zi, çka me sukses të madh ia arrijti dhe bëni një kontribut shkencor të jashtëzakonshëm. Prandaj, patriotizmin kombëtar Profesori i nderuar e tregoj me dituri, punë dhe vepra. Andaj, ai është shëmbull i shkëqyeshëm se si duhet me punua për  artikulimin dhe afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare.

 

Shqiptarët në Mal të Zi, duhen të jenë krenar me një intelektual të tillë, sikurse ishte Profesor Riza Rexha.

 

Më në fund, i jemi mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e madh që i dha revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia, si anëtar i redaksisë e bashkëpuntor aktiv shkencor.

 

Me nderim e respekt të thellë dhe kujtesë të pa shlyer.

 

Pushoftë në PAQ!

By admini