cungu-prinderit-nga-sukubinaKryetari i Komunës priti perfaqësuesit e Bashkësisë Lokale  Sukobinë  dhe premtoi përkrahje për problemet e tyre

Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij pritën perfaqësues të Bashkësisë lokale  Sukubinë,  prindër të nxënësve të  shkollës  në ndërtim dhe Drejtorin e shkollës ,,Bedri Elezaga,,

Në takim u prekën një sërë cështjesh  që preokupojnë banorët e kësaj  Bashkësie Lokale . THeks I  vecantë  iu kushtua vazhdimit  të punimeve në  shkollën  në Sukubinë dhe transportit të nxënësve. Kryetari Cungu tha se  Komuna  është e interesuar që punimet në shkollën e Sukobinës të përfundojnë sa më parë. Ai nënvizoi që komuna I ka  kryer  obligimet e saja  të paraparë me marëveshtje, mbetet që në ditët në vijim  diaspora të kryej  pjesën e saj të mjeteve  e më pas Ministria e arsimit. Kryetari Cungu theksoi se do të përcjellë me vëmëndje rrjedhën e punimeve në shkollë, poashashtu  ai tha se komuna merr obligim që të refundojë shpenzimet e udhëtimit për transportin e fëmijëve nga Sukobina në shkollën amë që ka  qenë preokupim për prindërit. Në takim  u prekën dhe cështje të  tjera   me interes për komunitetin e kësaj ane.

By admini