Me 12 Nëntor 2016 u nda nga jeta, intelektuali, studiusi dhe historiani i njohur, Profesor Riza Rexha nga Ulqini.
Në rend të parë kjo është një humbje për familjen dhe të afërmit e tij, por njëkohësisht është edhe një humbje e madhe për intelektualët shqiptarë në Mal të Zi, e veçanarisht një humbje për historiografinë shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe për historiografinë shqiptare kombëtare në përgjithësi.
Studimet dhe puna vetëmohuese disavjeçare e të ndjerit Profesor Rexha, rezultoj , në mes tjerash, me dy libra me vlerë të veçantë për historinë e qytetit të Ulqinit:
“Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912“.
Në vitin 2003, me rastin e vizitës historike të kongresistit të atëhershëm amerikan, i ndjeri Tom Lantos i cili nën udhëheqjen e LQSHA ( Lidhja Qytetare Shqiptaro- Anerikane ) i bëri trevave shqiptare në Mal të Zi , Mr. Riza Rexha ishte një ndër ekspertët e fushës së tij përkatëse i cili dëshmoj në Ulqin ,para kongresistit ,për çështjen shqiptare në Mal të Zi.
Falimenderit Profesor, për veprat e juaja në fushën e historisë tonë shqiptare,
Falimenderit Profesor, për kintributin e juaj për çështjen tonë kombëtare !
I përhershëm qoftë kujtimi për të ndjerin Profesor Riza Rexha !
( Fotografitë nga arkiva e Din Zenelit)
13 Nëntor 2016