valon-buzukuShkruan Valon Buzuku

Keto ditet e fundit te gjitha medijat po bombardojnë me lajmin se Qeveria e ardhshme e Malit te Zi do te mvaret prej pakicave! Mëqenese edhe ne bëjmë pjese në atë grup, i propozoj miqve të mi, politikanëve aktual nga Ulqini, e të cilët kanë ndikim në gjendjen aktuale politike në vend, të perfitojnë nga rasti me parashtrimin e disa kërkesa konkrete partnereve të ardhshëm në Qeveri, si vijon:
1. Urgjentisht ndertimi i bulevardit prej Komunes deri tek pumpa Kallamper ( rruga qe shkon përbri postës ). Projekti eshte gati si dhe elaborati per eksproprijacion!
2. Vazhdimi urgjent i ures sipas projektit qe lidhet ne menyre adekuate me rrugen e Shtojit!
3. Ndertimi urgjent i fazes se 3-te te rruges regjionale Sukubinë – Ulqin, e ajo eshte Krythë – Ulqin!
4. Ndertimi urgjent i dy garazheve publike per 500 makina ne rethin e ngushte te Qytetit e t cilat jane te parapara me planet detale perkatese!
5. Fillimi i ndertimit te nje hoteli elitar ( lehte gjindet investitori po qe se egziston deshira e mire e Qeverise )
Te gjitha keto te jene gati deri ne sezonin e ardhshem turistik..

Nese per kurgja tjeter, per hire te turistave te cilet na vizitojn gjate sezonit turistik, pa meriten tone normal, por fal Zotit per potencijalet qe na i ka dhene! T shohin ndonje ndryshim progresiv edhe ata…
Kerkesat e tipit Valdanosi, Kriporja, flamuri, Tuzi, pikat e reja kufitare etj..i dijn n gjume t gjithe tash 30 vite, dhe shfrytzohen vec per politika ditore, keshtu qe ato nenkuptohen! Por hajt t fillojm njiher prej ktyne rrugve, trotoarve, hoteleve, bulevardeve, infrastruktures..sepse zhvillim ne shemti nuk ka!
Uroj t keni deshire, dije, si dhe te jeni kembngules ne kerkesat tuaja, apo kerkesat tona, sepse suksesi juaj eshte edhe i joni – i popullit, por edhe deshtimi juaj eshte njesoj i t gjithve neve! Ju lutemi mos deshtoni..@

/Marrë nga faqja e autorit/

By admini