Nata e sonte paralajmërohet të jetë me shira të shumtë dhe të rrëmbyeshëm.
Mbrëmjen e së martes rreth ores 1930 në qytetin e Ulqinit filloi shi i rrëmbyeshëm dhe për rreth 30 minuta bëri që të përmbyten të gjitha zonat e ulëta të qytetit tonë.
Nga Enti hidrometerologjik mësohet se me datat 18 dhe 19.10.2016 në zonat bregdetare priten reshje me intensitet të madh në intervale kohore të shkurtra. Sipas të dhënave nga ky ent sasia e shiut mund të arrijë prej 60-100l/m3.