papilloni-ne-ulqin
Foto: I. Karamanaga

Produksioni nga Hollivudi ka zbarkuar në qytetin e Ulqinit me qëlim të inçizimit të disa skenave të rimejkut të filmit  “Papillon” të vitit 1973.

Filmi “Papillon” (në ish-Jugosllavi është  shpërndarë edhe nën titullin ‘Flutura’’)  i vitit 1973 është një përshtatje e autobiografisë së Henri Sharier, grabitësit të famshem i cili në vitet e  tridhjeta të shekullit të kaluar  ishte arrestuar për vrasjen e të cilit ai pretendonte se nuk e ka kryer. Ishte dënuar me burgim të përjetshëm  në një ishull  në Francë. Sharier së bashku me një të dënuar tjeter  fillojnë të  planifikojnë arratisjen.

Edhe pse, për shkak të distanëce së largët të vendeve tropikale, ishte një nga filmat më të shtrenjtë të kohës së vet, ai kishte përjetuar sukses shumë të madh komercial.Vet Stiv Mkvin e përshkruan si filmin më të preferuar të karrierës së tij. Konsiderohet si një nga filmat më të mirë të Hollivudit të atyre viteve.

By admini