plisat-shkoder-shqiperi-maqedoni-flamuri
Ilustrim

Ndeshjet e Shqipërisë dhe të Kosovës të të luajtura të enjtën në të njëjtin orar kanë sjellur edhe pak çorientim të tifozave shqiptarë se si ti shohin  të dyja këto ndeshje. Ndeshjet janë parë si janë parë, pak Kosovën e pak Shqipërinë. Por një detaj interesant sjell gazetari i Dialogplus, Vladimir Karaj nga atomsfera e pragdneshjes në Shkodër. Përsonazh i këtij shkrimi është edhe një grua shqiptare me origjinë nga Ulqini.

”Dona, një grua rreth të 40-tave, me origjinë nga Ulqini, thotë se ka ardhur nga Nju Jorku për të parë këtë debutim sepse «këtë e kemi pritur gjatë», por kombëtarja e parë e saj mbetet «Shqipëria, se një jemi», na thotë. Një i ri prej Prishtine është më i dyzuar. Ai ndalon buzë rruge për të blerë flamuj dhe merr dy, një të Kosovës dhe një të Shqipërisë, dhe mbulohet me ta. Por nëse dy ekipet ndeshen bashkë ai nuk di për kë do bëjë tifozllëk. «Sido që të shkojë do të fitoj», thotë ai dhe qesh me batutën që i ka ardhur në mendje”, shkruaj gazetari i Dialogplus në shkrimin ”Vllazni në Shkodër, Kosova humb, por në rrugë ka festë”.

By admini