kosove-kujtohet-1-tetori-protesta-studentoreSot 19 vjet nga protestat studentore

Një tetori i ’97-s, pikë kthese në historinë më të re të Kosovës.

Në nëntëmbëdhjetë vjetorin e saj, Lëvizja Studentore e ’97-s është vlerësuar kthesë e rëndësishme në dinamizmin e rezistencës ndaj okupatorit serb.

Protagonistët e asaj ngjarje kanë deklaruar për gazetën “Epoka e Re” se ajo protestë ishte një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës, duke ua ndryshuar kahun proceseve politike për vendin.

Sipas tyre, ai organizim ka pasur efekt shumëdimensional dhe ka qenë një mesazh për ta zgjuar nga gjumi klasën politike.

Për të, sipas protagonistëve për protestën studente, ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme rektori i atëhershëm Ejup Statovci.

By admini