Temë bosht cështja e kthimit të ullishtës së Valdanosit
Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetari I Qeverisë së Malit të Zi z.Millorad Vujoviq. Ai u prit nga kryetari i komunës Z.Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij . Edhe pse kjo vizitë u realizua me ftesë të Këshillit të restitucionit të drejtë me qëllim të informimit të hollësishëm rreth problemeve per kthimin e pasurisë ish pronarëve në Valdanos në takim u prekën dhe ceshtje te tjera me interest ë vecantë për komunën e Ulqinit, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Nënkryetari Vujoviq, vlerësoi takimin , respektivisht koalicionin e gjerë në Ulqinin I cili sipas tij mund të shërbejë si model edhe në qytete e tjerë në Mal të Zi .
Vujoviq mendon se cështjes së kthimit të ullishtës në Valdanos mundem ti rikthehemi edhe njeherë dhe të gjithë subjektet dhe sektori civil të japin ndihmesën e tyre me qellim që Ligji për restitucion të gjindet persëri në Kuvendin e Malit të Zi dhe të ofrojë një zgjidhje ne interest të të gjitha palëve. Nga ana tjeter kryetari Cungu, tha se ne takim eshte bere fjale edhe per Planin hapsinorë që po pergatitet nga ana e Ministrise së zhvillimit të qendrueshem dhe ketu ai ishte preciz, duke nenvizuar qe ai duhet të jete I gatshëm sa më pare, në të kundërtën mund të vij deri tek ndërprerja e kontratës për mospërmbushje të detyrimeve. Persa i përket Valdanosit kryetari Cungu edhe njehere riperseriti qendrimin e tij respektivisht konkluzave te qarta të Kuvendit të Ulqinit, që ullishta duhet ti rikthehet ish pronarëve, të shëndrrohet ne nje park natyrorë dhe cdo gje te jete e valorizuar dhe e kontrolluar persa I perket investimeve.
Nënkryetari I Qeverise nen shoqerine e zyrtarëve komunal vizituan Valdanosin