Shqiptarët kan ditur të nderojnë e respektojnë miqtë e tyre në SHBA: Kurse, Amerika, ka nderuar dhe respektuar shqiptarët – Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!
Së shpejti ka për të vizituar Kosovën, edhe ish kandidati për President John McCain – senatori republikan i Arizones – mik i madh i shqiptareve
PRISHTINE : Shqiptarët e Kosovës, e kanë mirëpritur zvendes Presidentin e SHBA, Joe Biden – sot në Kosovë, duke i dhënë atij një pritje prej heroi, si zyrtari më i lartë amerikan që erdhi nga Shtëpia e Bardhë, per se treten here të vizitojë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Pavarësi e cila eshte e njohur deri tani nga 112 shtete, përfshirë edhe vet Shtetet e Bashkuara te Amerikes, një nga shtetet që e ka ndihmuar më së shumti Kosovën, qysh në çlirimin dhe pavarësinë e saj. E vazhdon, ta ndihmoje Kosoven.
“Pavarësia e Kosovës, ishte e vetmja alternativë e mundshme për stabilitetin në rajon”, ka thënë Biden në Prishtinë, duke shtuar se “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme” – “Suksesi i Kosovës së pavarur është prioritet për administratën e SHBA.”
Nënpresidenti amerikan Joe Baiden me të drejt është kredituar nga të gjithë shqiptarët, se ai ka qenë një nga mbrojtësit më të fortë në Uashington, i lirisë, çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës, me shumicë shqiptare, e cila u shkëput nga Serbia, pas luftës historike çlirimtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, dhe qendreses se popullit të saj, prej se kur, u çlirua – 12 qershor 1999, dhe kur e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në 17 shkurt 2008.
Zvendes Presidenti i SHBA, Joe Baiden erdhi në Kosovë, pas një udhëtimi në Serbi.
Vizita e Biden në Kosovë, është ndalesa e tij e fundit në një turne, zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, ku ai shërbeu për dy mandate, për të treguar angazhimin e vazhdueshem dhe të qëndrueshm të SHBA në Kosovë, dhe në rajonin e Ballkanit.
Biden ka përkrahur dhe mbështetur hapur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, prej kur ai ka shërbyer si senator në fund të viteve 1990.
Z. Biden është një ndër ata politikanë në botë, që gjithmonë ka besuar në pavarësinë e Kosovës.
Kosova, që është ndarë nga Serbia më 17 shkurt 2008, shpalli Pavarësinë e Kosovës, e cila u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, por nuk është njohur ende nga Serbia, Greqia, Spanja, Rumania, Rusia dhe Kina, e disa shtete të tjera pro Serbisë.
Zëvendësi i presidentit të Amerikës, Barack Obama, zoti Joe Biden, ka folur sot për vizitën e tij në Kosovë.
Ai tha se ky vend e ka bërë që të ndihet si hero. Biden me këtë rast ka përmendur emërtimin e një rruge në emër të djalit të tij tashmë të ndjerë.
Por Biden tha se pas shtatë vitesh nga vizita e tij e fundit që i ka bërë Kosovës ka parë një përparim të madh që ky shet e ka arritur.
Zëvendësi i Obamës, tha se dhimbjet e luftës në Kosovë janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara është që të ketë një të ardhme të përbashkët dhe të avancojë pajtimin.
“E gjithë bota dua ta dëgjoj këtë. Përderisa ju ecni në rrugën drejt Evropës SHBA-të do të jenë gjithnjë avokat të Kosovës. Jam i bindur që kjo është rruga që mund ta kaloni dhe objektiv që mund ta arrini”, tha në fund Biden.
Shqiptarët kan ditur të nderojnë e respektojnë miqtë e tyre në SHBA: Kurse, Amerika, ka nderuar dhe respektuar shqiptarët – Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!
15 vjet më parë, Shqiptarët e Amerikës, duke nderuar me anë të Çmimit “Paqe në Ballkan”, i cili jepej çdo vit, nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, kanë shprehur me këtë rast mirënjohjen e tyre, të thellë dhe pa rezerva, ndaj të gjithë atyre poliitkanëve, ligjëvënësve amerikanë, miq të shquar të shqiptarëve në Amerikë, të cilët patën rastin ta marrin këtë çmim.
Ky çmim i cili jo pa qëllim çdo vjet jepej në kryeqytetin amerikan Uashington DC – kompleksin e kongresit e senatit, Capitol Hill, ka qenë dhe mbetet si një mirënjohje në kontiunitet për vizionin dhe guximin e tyre, për të dhënë – në kontributin e tyre nëpërmjet zërit të tyre, ndihmës që ata dhanë nga Uashingtoni për, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Pikërisht, tani, kur Kosova, është çliruar dhe ka fituar pavarësinë, duke u shkëputur njëher e sa të jet jeta, me Serbinë, në saj të asaj luftës që bëri me bijtë ma të mirë të Kosovës, atyre djemve e vajzave të UÇK-së, dhe popullit të saj, si dhe pa harruar angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me në krye SHBA-në, në dhënjën fund të spastrimit etnik në Kosovë, nga regjimi i Slobodan Milosehviqit, Shqiptarët nga hera do të nderojnë e respektojnë miqtë e tyre: Kurse, Amerika, ata miqt tanë do të nderojnë dhe respektojnë shqiptarët – Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!
Çmimi “Paqe për Ballkanin”
Ky ka qenë, Çmimi “Paqe për Ballkanin” për të nderuar miqt tanë në Uashington : Një shqiponjë prej alabastri të gëdhendura në Shqipëri, nga skulptorët shkodranë, ku shqipja qëndron krenare mbi një copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mban të gdhëndur një kushtim në formën e mbishkrimit “Albanian American Civic League – Balkan Peace Award – “.
Ajo sipas traditës, që krijojë ato vite, lufte, sakrificash dhe përpjekjesh, nga Shqiptarët e Amerikës, që njihen për kontributin e tyre historik, nga kjo organizat lobiste, e para dhe e vetmja ne SHBA, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, me në krye presidentin e saj Joe DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirli Cloyes DioGuardi, gjatë dhënjes së çmimit,”Paqe për Ballkanin” ka qenë e mbushur plot me ndjenja të forta respekti, në kryeqytetin amerikan, Uashington DC.
LQSHA, me këtë gjest ka shpërblyer punën dhe mundin e atyre politikanëve të njohur amerikan, si miq të mëdhenj e të dëshmuar të shqiptarëve, mbështetës e përkrahës të flakët, të çështjes shqiptare.
Me këtë çmim ata arritën të nderojnë, edhe të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës, dhe të gjithë ata që janë flijuar për liri e pavarësi.
Tre vjet tre çmime nderi, per miqtë e shqiptareve në Amerikë
Presidenti i LQSHA ish kongresmeni republikan i Nju Jork(ut), Joseph J. DioGuardi, dhe Këshilltarja e Çështejve Ballkanike Shirli Kloyes DioGuardi, kan thënë se Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka dhënë per here te pare Çmimin e Paqes në Ballkan gjeneralit Wesley Clark më 2001, për rolin e rëndësishëm që ai ka luajtur për t’i dhënë fund një herë e mirë dhjetë luftërave të përgjakëshme në Ballkan, të udhëhequra nga Sllobodan Millosheviçi, si dhe për ndërmjetësimin e tij për rastin e zbulimit të tre trupave të pa-jetë, të vëllëzërve shqiptaro-amerikanë të vrarë pas luftës në Kosovë, nga rregjimi i Millosheviçit.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e dha për herë të dytë Çmimin e Paqes në Ballkan, një vit më pas për ish senatorin demokrat Joseph Biden Jr. ish- kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan (atë vit),(tani ai aktualisht Zvendës President dhe eshte per vizite ne Kosove)- për pozitën e tij si njëri prej kundërshtarve më të hershëm dhe më të fortë, kundër politikës së diktatorit serb Sllobodan Millosheviç. Dhe si njëri prej përkrahësve më të vendosur dhe më të patundur për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe për punën e tij të palodhur pesëmbëdhjetvejçare në favor të një paqeje afatgjatë në Evropën Jug-Lindore, veçanërisht për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë.
Dhe ky Çmimi për të tretën herë në radhë (e hënë 16 qershor 2003) iu dha tre ish përfaqësuesve të ish Kongresit, paraqitësve të Rezolutës H. Res. 28, në Kongres.
Kongresistëve;( i ndjeri) Henry Hyde, (i ndjeri) Tom Lantosh, dhe ish kongresistit ne pesnsion Ben Gillman, i cili pati drejtuar per disa vjet edhe Komitetin e Marrëdhënjeve Ndërkombëtare të Kongresit.
Cloyes DioGuardi ka thënë : “Është për shqiptarët e Amerikës, privilegje e jashtëzakonshm për të treguar se shqiptarët e kanë vlerësuar, mirë miqësinë, dhe liritë e demokracinë që të ofrojnë SHBA-të”.