Për të parën herë, në Plavë e Guci është duke u mbajtur një festival folklorik mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e shumë grupeve nga viset e ndryshme shqiptare.
”Që nga Konispoli i Çamërisë, Medvegja e Dardanisë, Shkupi Iliridas e deri në majat e Shqipërisë po i japin frymën e përgjithëshme të atdheut tonë të përbashkët, luginës së Plavë-Gucisë”, kështu shprehen organizatoret e këtij manifestimi.
Festivali filloi në plavë e Guci për të vazhduar në Vuthaj në dy ditët e fundit.
Këto pamje madhështore që na vinë nga zona e Plavës e Gucisë nuk kanë qenë jashtë vemendjes edhe të mediave malazeze. Kështu një portal, volimpodgoricu.me, njoftimin për këtë aktivitet e titullon ”Në Plavë e Guci që 3 ditë në të gjitha anët ka vetëm flamuj shqiptar”. Këtë titull e huazuam edhe ne nga ky portal për të treguar të verteten e këtyre ditëve që na vjen nga këto vise.
Foto dhe video marrë nga Shoqata Alpet Shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=pRCKnu5Z99c&feature=youtu.be