karikature-dps-partite-shqiptareMe 29 korrik 2016 Kuvendi i Malit të Zi votoi kundër propozim- Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, çka do të thotë kundër kerkesës së realizimit të statusit të barabartë të Komunës së Tuzit – Malësisë, me komunat e tjera në Mal të Zi.

Votat kryesore dhe shumicë që kundërshtuan statusin e Komunës së plotë ishin votat e DPS-it !!?.
Ju rikujtojmë se me 27 Janar të këtij viti, me rastin e votëbesimit të mandatit të Gjukanoviqit dhe qeverisë së tij, vota e dy deputetëve nga rradhët e partive shqiptare, ( z. Nimanbegu dhe z. Gjeloshaj) ishte vendimtare në vazhdimin e mandatit të tij, me ç’rast ata i dhanë “infuzionin” politik të radhës Gjukanoviqit, kështu shprehet nëpërmes një postimi në rrjetin social ish deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi Xheladin Zeneli.

Gjashtë muaj më pas, kryeminstri malazez dhe partia e tij duke votuar kundër komunës me status të barabartë për Tuzin-Malësisë, po shprehet qartë ndaj përfaqësuesve shqiptar se:”tani nuk më duheni më dhe nuk kam nevojën tuaj!”!!!
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët mashtrohen nga Partia Demokratike e Socialistëve ( DPS) nën udhëheqjen e M. Gjukanoviqit, posaçërisht për çështjen e Komunës së Tuzit, vazhdon Zeneli.

Në këtë rast, një thënie e njohur vlen për shqiptarët:
” Më mashtron njëherë, turp për ty, më mashtron dy herë turp për mu” !, përfundon Zeneli.

By admini