Bank Street Charity dhuron 10.000 dollarë për nënat dhe fëmijët në Kosovë
Beqir SINA New York
Ky aktivitet bamirësie është i ideuar dhe udhëhequr me pasion nga aktivisti dhe filantropisti Richard Lukaj, u zhvillua më 6 qershor, dhe mblodhi mbi 100,000 dollarë.
CONNECTICUT : 18 korrik 2016 : Turneu i golfit Bank Street Invitational duket se po kthehet në një nga veprimtaritë më të fuqishme vjetore të bamirësisë, ku përfshihen shqiptaro-amerikanët.
Ky aktivitet i cili është i ideuar dhe udhëhequr me pasion nga aktivisti dhe filantropisti Richard Lukaj, u zhvillua më 6 qershor, dhe mblodhi mbi 100,000 dollarë.
Fondet e përfituara nga ky aktivitet thuhet se do të shkojnë për të mbështetur disa çështje, ndër të cilat edhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Shoqatën MaasBESA dhe Katedralen e Shën Gjergjit.
Në njoftimin e tyre Bank Street Group, e cila është një firmë kryesore e investimeve bankare që shërbejnë në sektorët e teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit, duke folur për takimin e dytë vjetor të Golfit “Second Bank Street Charity” thotë se ai u zhvillua në fushën e golfit Burning Tree Country Club në Greenwich, të Connecticut.
Ky aktivitet sportiv bamirësie u zhvillua me sponsor eskluziv Bank Street, së bashku me bashkë-sponsorët e mbështetur këta nga disa ekipe që secili ka luajtur për të grumbulluar ndihma bamirësie, njofton në statusin e tij në Facebook, filantropisti i njohur shqiptar Richard Lukaj, drejtor i lartë menaxhues i Bank Street Group dhe anëtar i Bordit të Veprimit për Nëna dhe Fëmijët.
Nga të ardhurat e golfit të Bamirësisë nga Bank Street Golf do të përfitojnë më shumë se dy shoqata. “Organizatat e tjera ishin gjithashtu me emër për shumë shqiptaro-amerikanë, si Spitali “St Jude” shumë i njohur për kurimin e fëmijëve, Aksioni për Nënat dhe Fëmijët etj…”
“Ishte një nder dhe kënaqësi për të mbështetur një aktivitet të madhë, i cili ndihmon sadopak për shërbime shëndetësore , dhe kujdesin për nënat dhe fëmijët në çdo pjesë të botës. Ne ishim me fat që të kemi një mundësi për të u bërë së bashku në një vend të mrekullueshëm për të rritur ndërgjegjësimin së bashku me AMC “, thotë Bekim Ahmetaj, anëtar i bordit AMC dhe golf-player për AMC.
Pas ditës së kësaj gare sportive me qëllim bamirësinë dhe jo konkurrencën sportive të gjithë dolën të kënaqur nëpër ambjentet defryese të kompleksit mjaft të bukur të golfit në fushën “Burning Tree Country Club“, në Greenwich, Connecticut, ku simbas traditës ishte organizuar dhe një darkë për të gjithë pjesëmarrësit.
Në fund, Richard Lukaj thonë njoftimet nga ky aktivitet i ftoi të gjithë pjesëmarrësit në shtëpinë e tij për të ndarë mbresat e ditës e për t’u shoqërizuar më tej.
Në këtë shtëpi ai ka pritur gjithashtu në veprimtari të tjera disa nga politikanët më të njohur të Amerikës, aty ku edhe përfundoi edhe këtë vit kjo ngjarje e madhe bamirësie, jo me fitoren e ekipeve që e mbyllën të parat garën e golfit, por të 10 donacionet fisnike dhe të njerëzve që marrin jetë e mundësi prej tyre.
Për të mësuar më shumë rreth Golfit të Bamirësisë Bank Street Invitational mund të shikoni disa fotografi më shumë, duke vizituar www.bankstreetinvitational.com.