Moti i lig pasditën e së premtes ka sjellur mjaft probleme qytetarëve të Ulqinit.
Reshjet e shiut me intenzitet shumë të lart për rreth gjysëm ore kanë bërë që rrugët e qytetit të përmbyten nga uji. Në shumë rrugë të qytetit, sidomos zonat e ulëta ka pasur vështirësi të kalimit me makina nga niveli i lart i ujit si pasojë e mbyllejes së kanaleve.
Por problem ka pasur edhe në Kalanë e Ulqinit. Në disa foto të postura në FB mund të shikohet se uji ka kriju mjaft probleme qytetareve të qytetit të vjetër.
Edhe në Ranë situata nuk ka qenë aspak e mirë.
Foto nga I. Karamanaga, A. Nasradini dhe E. Hoxha