Ilustrim

Megjithate, përkundër resurseve natyrore shumë më të avancuara në krahasim me viset tjera të Malit të Zi ( 57% e bregdetit malazez i takon komunës së Ulqinit, liqeni i Shkodrës dhe liqeni i Shasit, lumi Buna, fusha e male të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë), sot e kësaj dite, vendet e banuara me shqiptarë janë viset më të pazhvilluara në Mal të Zi, shkruan z. Hajro Hajdari në mes të tjerave në një shkrim të tij, transmeton Ulqini Online.

Sipas të dhënave  zyrtare statistikore, indeksi i zhvillimit krahasues të komunave në Mal të Zi, 2010-2015, është: Budva, 252,35; Tivati 119,28; Tivari 106,71; Plluzhinë 105,24: Zhablak 77.05; Ulqin 76,95; Plavë 62,05Guci 40,43 nderësa të ardhurat të shprehura në euro, për një banor në fund të vitit 2017 ishin këto: Budvë, 1685,40; Tivat 720,13;Tivar 326,62; Pluzhinë 804,07; Zhabjak 541,73;Ulqin 280,43;Guci 134,54. Investimet kapitale nga ana e shtetit në vende të banuara me shqiptarë në vitin 2017 ishin në një shkallë të ulët, ta paimagjinueshme, e as më pak e as më shumë poshtruese për shqiptarët. Shkalla e investimeve në vendet e banuara me shqiptarë në krahasim me nivelin shtetëror është nën çdo nivel,vetëm 0. 39% të investimeve të përgjithshme. Në nivelin shtetëror investimet në turizëm dhe në valorizimin e objekteve kulturore ishin në nivelin e 14.149.685,00 ndërkaq për zhvillimin e turizmit dhe valorizimin e objekteve kulturore në vendet e banuar me shqiptarë nuk është  investuar asnjë cent.Natyrisht, mosinvestimi në degët kryesore të ekonomisë ka për pasojë rritjen e papunësisë. Përderisa shkalla e papunësisë në Budvë është 11,61%, në Zhablak 15,32%, në Ulqin është 24,39% nderësa në Plavë 57,98%. Këto të dhëna statistikore mësëmiri e pasqyrojnë “kujdesin” e shtetit të Malit të Zi ndaj shqiptarëve, të cilët kontribuan aq shumë për pavarësinë e tyre e, nga ana tjetër tregojnë gjendjen reale zhvillimore dhe kulturore të shqiptarëve të cilët të gjendur para këtyre fakteve s’u mbetet tjetër veç se braktisja e trojeve të tyre shekullore dhe emigrimi në vënde të tjera, veprim i cili për pasojë do të ketë asimilimin sa më të shpejt të tyre, përfundon z. Hajdari këtë pjesë të shkrimit të tij dedikuar këtij problemi. 

By admini