Gati bostani i Shtojit, së shpejt në treg për vendasit dhe mysafirët

Bostani i Shtojit, i njohur për cilësinë e lartë, duket se këtë vit do të dal në treg më heret se zakonisht.

Në një postim nga prodhuesi Bahi Demiri mund të shihet se ai tashmë është gati. Siç komenton z. Demiri, shume shpejt pritet që bostani të dal në treg, shkruan Ulqini Online.

Kultivimi i shalqinit në qytetin tonë është mjaft i përhapur dhe mjaft amvisëri e kanë edhe si vepritmari kryesore me të cilën mbajnë gjallë buxhetet e tyre familjare.