Drejtori i Institutit publik të shëndetsisë së Malit të Zi Boban Mugosha ka deklaruar se prej 34 mostrave që janë testuar sot, 18 janë pozitiv prej të cilëve 15 nga Tuzi.

”Situata është shumë e rrezikshme. Bëhet fjalë për një virus infektiv i cili përhapet shumë lehtë dhe mund të infektojë numër të madh të njerëzish”, deklaron Mugosha duke folur për të dhëna që mund të jenë të frikshme, transmeton Ulqini Online.

Poashtu mësohet se hyrje daljet për në këtë qytet tashmë janë të bllokuara.

Përveç drejtorit Mugosha i cili bënë thirrje për mos dalje nga shtëpia të qytetarëve të Tuzit, një gjë të tillë në këtë momente kritike po kërkohet nga të gjithë.

By admini