Mehmeti: ME FITOREN E ALBIN KURTIT ERDHI DITA

Shkruan: Esat Mehmeti

Zgjedhjet në Kosovë dhe fitorja e Albin Kurtit dëshmuan si një histori suksesi. Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës i dëshmoi botës se është një shtet demoktarik, që dinë dhe duan të udhëheqin me shtetin.

Më 6 tetor, në Kosovë u mbajten  zgjedhjet e parakohshme  parlamentare dhe  shënuan ndryshim të madh në skenën politike. Levizja Vetëvendosje e kryesuar nga, Albin Kurti ka dalur e para, e ndjekur nga LDK-ës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, pas 12 viteve në pushtet, do të kalojë në opozitë. Kështu opoizita e djeshme do të jetë  pozitë e nesërme,do të jetë shpresë e së ardhmës. Rezultati i zgjedhjeve është tregues i mirë se Kosova votoi për ndryshime, duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe politik.Me fitoren e Vetëvendosjes, Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik.

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit, ishin të administruara mirë. Fushata zgjedhore ishte e gjallë dhe konkurruese. Populli i Kosovës ashtu si gjatë fushatës edhe në ditën e votimit reflektoi qytetari, dëshmoi pjekuri politike dhe kulturë demokratike. Kosova zhvilloi zgjedhje të mira, të qeta, duke respektuar parimet dhe standardet demokratike. Populli i Kosovës i dëshmoi botës se është një shtet demoktarik, që dinë dhe duan të udhëheqin me shtetin.

Kosova, një shtet i ri, të dielën, më 6 tetor  dha një lekcion demokratik, dha  shëmbullin cilivizues për shumë vende në zhvillim.Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Nuk pati  asnjë incident apo ndonjë parregullsi që do t’i cenonte  zgjedhjet. Vëzhguesit vendor dhe ato ndërkombëtarë e kanë vlersuar se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik, Edhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Vlenë për t’u  vlersuar se; më pak se 6 orë, nga mbyllja e kutive të votimit, doli rezultati  paraprak se kush fitoi, dhe atë pa asnjë kontestim. Ishte PDK, Kadri Veseli i cila pa hezitim pranoi humbjen dhe kalimin në opozitë  edhe partitë të tjera heshten, duke respektuar fituesin e këtyre zgjedhjeve. Ky është një akt burrëror dhe gjest qytetarie. Më këtë dëshmuan kulturë dhe  pjekuri politike që e hasim në pak vende të botës.

Dy partitë opozitare, Levizja Vetëvendosje  dhe LDK-ës, nga legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e fundit parlamentare, shënuan fitore. Andaj, rotacioni politik është një mesazh i qartë që dhanë këto zgjedhje.

Zgjedhjet në Kosovë dhe fitorja e Albin Kurtit dëshmuan si një histori suksesi

Me fitoren e një politikani të formuar,  E r d h i   d i t a… Lëvizja Vetëvendosje, e kryesuar nga, Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve. Ajo, si shëmbull i mirë përmes besimit dhe bindjes, u ngrit si forcë e re. Fitorja e Albin Kurtit është e  rëndësishme për arsye se botës shqiptare do t’i sjellin  ndryshimin në zgjerimin e hapësirave  të ideve madhore, andaj  dhe kauza e Z.Kurti është për një qeverisje ndryshe, qeverisje më të mirë. Kjo është filozofia e ndryshimit, është shpresa, është e ardhmja. Mendoj se Albin Kurti është votuar më tepër për qëndrimet e tij të drejta, se si duhet të funksionojë shteti i Kosovës, ndërsa dialogu me Serbinë do të jetë një cikël në vehte.

Si partia fituese e këtyre zgjedhjeve, Levizja Vetëvendosje është subjekti politik  i cili  inicoi bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme. Krerët e Vetëvendosjes  dhe  të Lidhjes Demokratike  të Kosovës janë pajtuar që të qeverisin bashkë. Kjo është për t’u përshëndetur. Sfidat e Kosovës në këto momente janë shumë të mëdha, por sot më shumë se kurrë jam i bindur se qeveria e ardhshme e Kosovës, e kryesuar nga Albin Kurti do të sjellë mirëqenie, progres, shpresë për të gjithë  shqiptarët.

Akademik, Rexhep Qosja, në një intervistë ekskluzive të publikuar ditë më parë, mes të tjerave shkruan: “Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij kanë përpara jo detyra politike po misione politike “.

Albin Kurti  është shëmbull i një politikani që personifikon ëndrrën e  shqiptarëve.Është ideolog i ngritur përmes besimit dhe bindjes. Albini është figurë politike që ka  ndërtuar karierën e tij politike, jo brenda natës, por nga mosha e tij e re. Albini gjithherë ka qëndruar i palëkundur gjatë gjithë përndjekjeve politike  që janë zhvilluar kundër tij. Ai kurrë nuk u përul,as ndaj agresorit, as ndaj padrejtësisë. Ai u bëri ballë shumë furtunave të njëpasnjëshme. Ai asnjëherë nuk devijoi nga rruga e tij, dhe  çdoherë tiumfues. Çdoherë i gatshëm të flijojë gjithçka për realizimin e idealit të tij, realizimin e endrrës dhe aspiratave të shqiptarëve. Albini mishron vlerat më të larta  të një lideri politik. Është simbol i shqiptarëve  për liri dhe jetë më të  mirë.

Andaj dhe populli me votë  shprehi  respektin  ndaj tij.

Urime Albin Kurtit !

Urime  VETËVENDOSJE !

Urime Qeverisë së Kosovës në plotësimin e aspiratave, në rrugën e demokracisë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, në rrugën e integrimit .

Urime  Kosovë !

Tetor 2019