Nji Senbin, frymëzuar nga fjala ulqinake

Nga Gladiola Busulla Jorbus

Nji Senbin

Zvarritem në bregdetin tënd.
Unë, një guackë që rrokulliset
në kokrriza të njomështa rëre.
E mahnitur prej teje!

Madhështor si deti i bruztë,
më shfaqesh në ëndrra!
Ti zjarr, që ndër deje
Përpëlit e zhurit,
kristalet e pafundme
të vetmisë shekullore.

Përkëdhelje,
rrëqethje shtati,
drithërimë..

Më fanitesh
Nji Senbin.