
Të gjitha krijesat janë hyjnore.
Fija e barit, petalja e lules, dega e pemës,
mjegulla, era, dëbora, shenjtorët, peshqit,
ylberi, njeriu, bletët dhe universi.
Dhe unë herë ndihem një bredh me kurorë
E herë një dimër i thëllimtë.
Herë një oqean i heshtur, e herë një yll i vetmuar
Herë një shpend grabitqar, e herë një thnegël e papërfillshme.
Dua të flas me gjuhën e kafshëve
Dhe të lexoj në sytë e tyre
Se shpirti i botës është Një
Dhe dashuria nuk njeh kufij.