Otranti në udhëkryq – Pa buxhet, pa stadium, ndeshjen si nikoqir sot do duhej ta luan në Tivat

Stadiumi në Tivat ku Otrant sot do të duhej të luaj ndeshjen si nikoqir

Ekipi futbollit Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqinit po kalon një fazë mjaft të vështirë sa i përket anës financiare por edhe asaj sportive. Mungesa e anës financiare ka bërë që ekipi disi ta zhvillojë ndeshjen e javës së kaluar por që nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të përballojnë edhe ndeshjen e javës së dytë të ligës së II-të futboillistike të Malit të Zi.

Me kalendar sot ekipi i vetëm futbollistik për të ritur nga Ulqini do të luaj si nikoqir ndaj Deçiqit nga Tuzi. Kjo ndeshje sipas orarit do të duhej të luhet në Tivat pasi stadiumi i hotelit Olimpik, aty ku Otranti i zhvillon ndeshjet e veta, nuk i plotëson kushtet e vëra nga federata malazeze.

Pa buxhet, pa stadium, me borxhe ndaj lojtarëve ekipi i qytetit tonë kalon fazën më të vështirë ndoshta që nga themelimi aq ma shumë duke parë trendin e zhvillimit të ekipeve tjera në Mal të Zi.