Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” më 29-31 korrik

Ftesa dhe programi A5

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 29-31 korrik 2019, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 27-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.

Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Sabri Hamiti (Akademik) nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Po ashtu do të bëhet përurimi i Antologjisë së krijimtarisë së poetëve pjesëmarrës në “Kalimerën Poetike” dhe do të hapet ekspozitë personale e piktorit Bilal Nikeziqi.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Ajo është konceptuar si manifestim letrar, ku çdo shkrimtari të ftuar i kushtohet mbrëmje autoriale. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim i shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

Edicioni i këtij viti mbahet në kuadër të programit të Festivalit “Skena Verore” dhe është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Organizata Turistike e Ulqinit, Qendra për Kulturë – Ulqin dhe disa donatorë privatë.  

Programi

Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2019

                             Edicioni i 27-të

                     ART FESTIVAL

29-31 korrik 2019

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

Programi

E HËNË, 29 korrik 2019

Hapja e manifestimit

Fjala përshëndetëse

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

Mbrëmje autoriale  

me poetin dhe studiuesin e letërsisë

Sabri Hamiti    

Flet për krijimtarinë e autorit

Dr. Mark Marku, studiues i letërsisë  

Lexon vargje:

Simon Shkreli, aktor

Moderatore:

Liridona Sinishtaj      

E MARTË, 30 korrik 2019

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Visar Zhiti

Flet për krijimtarinë e autorit

Ylljet Aliçka, shkrimtar  

Lexon vargje:

Simon Shkreli, aktor

Moderatore:

Adriana Hoxha

E MËRKURË, 31 korrik 2019

    (Galeria “Kulla e Balshajve”, ora 21.00)    

Ekspozitë personale

e piktorit Bilal Nikeziqi

    (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.30)

Përurimi i librit “Nata e poetëve”

(antologji e krijimtarisë së poetëve pjesëmarrës në “Kalimerën Poetike”)    

Flet për antologjinë

Zija Vukaj, studiues i letërsisë

Mbyllja e manifestimit

Shoqërojnë me muzikë: Anton Kaftalli (violinë) dhe Ares Fani (kitarë)