Vendparkingje të reja për personat me aftësi të kufizuara në Ulqin

Nga Gjekë Gjonaj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Përmirësimin e Pozitës së  Personave me Invaliditet, e cila u mbajt  në  Sallën e Kurorëzimeve  të komunës u shqyrtuan materialet e  seancës së nesërme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, që kanë të bëjnë me   Shërbimin e Parkimit dhe Rendin Komunal. Kryesuesi i kësaj mbledhjeje të parë, në mumngesë të kryetarit të këshillit,  Dr. Ilir Çapuni, krytar i Kuvendit  të Komunës së Ulqinit, kërkoi nga anëtarët e këshillit që të  japin mendimet, vlerësimet dhe propozimet e veta në drejtim të përmirësimit të  përkufizimeve të propozuara në materialet e përgatitura nga sekretaritai përkatës dhe grupet punuese  për  seancën e radhës të  parlamentit vendor.

Dr. Çapuni  vuri në dukje se  për seancën  e nesërme  të kuvendit  janë planifikuar të diskutohet, ndër të tjera, edhe për parkimin e automjeteve , i cili siç u shpreh ai, ka qenë i parregullt në Ulqin dhe se ai  vazhdon të jetë  pikë neuralgjike për këtë kategori të shoqërisë.

Sekretari për Veprimtari Komunale Mustafë  Gorana  tha se me themelimin e Shërbimit të Parkimit   në qytet do të rregullohet për herë të parë ky problem i madh i cili me vite ka rënduar jo vetëm shoferët por edhe qytetarët dhe mysafirët e këtij qyteti. Mustafa shprehu besimin  se brenda pesëmmbëdhjetë ditëve  do të fillojë  punën Shërbimi i Parkimit dhe shtoi se veç kemi filuar me shënimin e të gjitha vendparkimeve në territorin e komunës, në kuadër të  të cilave janë përfshirë edhe vendparkimet pëme    aftësi të kufizuara.  “ Me vendim kemi paraparë që nga afro 1100 vendparkime  pesë për qind e tyre do t’u dedikohen personave me invaliditet.” Këto vendparkime për këtë shtresë të shoqërisë, për dallim nga të tjerët,  do jenë falas dhe do të jenë të shënuara me shenja dhe me numra.  ” tha Gorana.

Drjetori i Shërbimit të Parkimit Aleksandër Jacoviq  pohoi se shërbimi që ai drejton do të ketë mirëkuptim të veçantë për nevojat që kanë personat me aftësi të kufizuara  dhe i siguroi ata se  punonjësit e këtij shërbimi do të reagojnë  menjëherë në çdo moment në secilën thirje për shkelje eventuale nga shoferët e tjerë  në vendparkime të caktuara enkas për ta.

Në këshill u diskutua edhe për propozim -vendimin për Rendin Komunal. U tha se fjala  është për një ligj ( rregullore),  me të cilin  definohet gjithçka që ka  të bëjë me rregullimin komunal në territorin e Komunës së Ulqinit. Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim shprehën nevojën e implementimit  në tërësi  të Ligjit për Rendin Komunal për të gjithë njësoj ,  në mënyrë të barabartë, pa dallim, e jo siç ka ndodhur deri më tani ku për një shkelje në komanikacion dikush është gjobitur e dikush  jo.