Filiali i Ulqinit shpërblehet si më i miri në rrjetin e Erste bankës

WU-SHPERBLIM PER FILIALIN ME TE MIRE TE ERSTE BANKES

Filiala ne Ulqin u shperblye si filiali me i mire ne rrjetin e filialeve te Erste bankes  per vitin 2018, nga ana e institucionit financiar Montenegro Transfers. Shperblimin dhe mirnjohjen per kete drejtorit te Erste bankes ne Ulqin Fahret Mavriq ia dorzoi Biljana Djokoviq drejtor ekzekutiv i Montenegro Transfers.

„Erste banka nga viti ne vit tregon nje trend rritjeje te transakcioneve perms WU,duke rritur keshtu edhe numrin e klienteve si dhe kualitetin e sherbimeve, gje qe e karakterizon kete bank“, tha Djokoviq.

Cdo vit ne baze te programit Top-20 Montenegro Transfers perfaqsues i WU per Malin e Zi  shperblen lokacionet me te mira te bankave si dhe agjentet me te cilet bashkpunon.

Lokacioni me i mire ndermjet bankave percaktohet ne baze te standardeve te WU si dhe kriteriumeve te tjera si: numrit te realizuara te transakcioneve, rregullimit hapsinor te lokacionit, mbuleses me material reklamor te WU, mirsjelljes dhe profesionalizmit te stafit.

WU eshte lider botror ne ofrimin e sherbimeve per tranferim te parave, ne nje kohe te shkurter brenda  disa minutave ne me shum se 500 000 lokacione ne me shume se 200 shtete ne te gjithe boten.