Ja çka do të sillte matematika në rast të rivotimit në Ulqin

Nga votimet e se dieles

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Ulqin nuk është që kanë sjellë befasi të mëdha përveç rezultatin të DPS-it të cilët kanë pritur shumë më shumë.Rezultatet e partive të tjera janë pak a shumë brenda pritshmërive.

Marrja e mandatit të këshilltarit të Forcës nga ana e Partisë Boshnjake, duke u bazuar në ligjin zgjedhor që ka të bëjë me pakicat dhe që paraqet heren e parë që zbatohet në zgjedhjet lokale, është një sinjal që tentimi për ndryshim të rezultatit do të vazhdojë.

Mësohet se ankesë në rezultatin zgjedhor kanë dërguar edhe partitë SDP dhe Demokratet e Malit të Zi dhe se ka mundësi që disa qendra votimi të shkojnë në rivotim. Në këtë rast duhet shtuar se, në varësi se sa është numri i votuesve në këto qendra votimi, rezultati mund të ndryshojë në masë shumë të madhe. Në këtë pikë, gjithnjë nëse shkohet në rivotim,  pas rishpërndarjes së numrit të votave ndarja e këshilltarëve do të procedohet nga e para dhe nuk do të thotë më që mandatet rrezikojnë vetëm DPS (ka fituar mandatin e 32-të) dhe SD (31). Lehtë mund të ndodh që mandatin ta rrezikojnë edhe koalicioni ”Zgjohu Ulqin” dhe URA.

Një gjë është e sigurt se vlera e votave në qendrat e votimit që do të shkojnë në rivotim, nëse shkohet, do të jetë shumë e madhe pasi edhe përmbysja e rezultateve të së dieles mund të jetë e madhe.

Në ”lojë” në rivotimin eventual janë 3 mandate.