Nga Beqir SINA – New York
Uashington, 7 shkurt 2018 – Një kopje e deklaratës së pavarësisë së Kosovës tashmë gjendet në bibliotekën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës .
Kopjen e deklaratës e kanë dorëzuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, të cilët gjenden në Uashington në kuadrin e vizitës së tyre me rastin e “Mëngjesit të Lutejeve”.
Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi, shkroi se  për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot kam dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
“Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë” shkruan Thaqi dhe shtonë se “Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan.”
Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Kosovës, z Behxhet Pacolli, thotë se “Në bibliotekën e Kongresit në SHBA dorëzuam kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion dinjitoz të aleatit kryesor të Kosovës”, shkruan Pacolli.
Thaçi e Pacolli do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
 
Përveç tyre, në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq.

 

By admini