
Deputetet e Demokracisë së re serbe dhe Partisë popullore demokratike, parti të cilat në parlamentin e Malit të Zi njihen si parti proserbe, i kanë bë një pritje të llojit të vet kryeatrit të parlamentit shqiptar Ilir Meta.
Kështu, në momentin që Ilir Meta po hynte në parlamentin e Malit të Zi, deputetet e këtyre dy partive shpalosen një transparent në të cilin shkruhej: ”Populli i Malit të Zi nuk të ka njohur, Kosova është zemra e Serbisë”.
Transparenti i shpalosur kishte dy ”caqe”, vet kryeparlamentarin shqiptar edhe pse ata thonin se ai është i mirëseardhur dhe kryeministrin malazez Millo Gjukanoviq të cilit i atribohet ”faji” i njohjes së Kosovës nga ana e Malit të Zi.