Pagat e punëtorëve në punë sezonal variojnë dhe varen prej shumë faktorëve, në rend të parë prej pozitës së vendit të punës.
Por me pagë mujore më së shumti mund të lavdërohen gjellbërësit, disa prej të cilëve fitojnë edhe 1500€ në muaj. Në qytetin e Ulqinit një pjesë e madhe e gjellbërësve vinë nga vende të tjera, si nga brenda Malit të Zi ashtu edhe nga jashtë.
Numri i gjellbërësve në qytetin e Ulqinit vazhdon të pësojë rënie të vazhdueshme dhe se gjellbërësit e vetëm që kanë mbetur janë ato të para 15 viteve. Interesimi i të rinjëve për këtë profesion shumë profitabil është shumë i pakët. Për ilustrim, në Shkollën e mesme profesionale të qytetit të Ulqinit ka vite që është ”shuar” profesioni i gjellbërësit si pasojë e mosintereseimit të të rinjëve.