sulm-ne-aeroportin-ataturk-stambollKryetari i Ulqinit z. Nazif Cungu  i ka dërguar një telegram  ngushëllimi Ambasadorit të Turqisë në Podgoricë , SHkëlqesisë së Tij  Serhat Galip,  me rastin  e ngjarjes tragjike  në aeroportin ,,Ataturk,, në Stamboll, ku  si pasojë e sulmeve teroriste, humbën jetën disa dhjetra  njerëz të pafajshëm, dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në telegram ndër të tjera thuhet. Në këto momente  të vështira   i shpreh ngushëllimet  e sinqerta  familjarëve të viktimave dhe të plagosurve i urojmë  shërim të shpejtë.

Të gjithë qytetarët e Ulqinit në këto momente jane pranë Jush dhe kanë besim të plotë  se autoritetet turke  do të gjejnë forcë  që të përballojnë  situata të tilla  me maturi dhe pjekuri, përfundon telegram ngushëllimi i kryetarit Cungu.

By admini