Argezon-sulejmani-festivali-i-poezise-se-pabotuemeU përmbyllë me sukses “Festivali i Poezisë së Pabotueme” – Edicioni 7, Verë 2016

Ashtu si çdo festival, vendtakimi ishte lënë në një vend të braktisur, të dashur për shkodranët, në “Vilën e Zogut” mes Taraboshit dhe liqenit të Shkodrës, në 133 shkallë të mbushura me një ekpozitë pikture (të Fatlum Docit), me artista të rinj shkodranë, me intrumenta të ndryshme, skenë me poezi në ballkonin e liqenit, aty ku poezia ishte rrezja më e fortë e asaj dite vere.

Si gjithmonë ishin 3 juri, ajo e mediave, kritika letrare dhe juria e aktorëve. Ato ishin: Freskida Miloti, Emi Kalaja, Sidola Osja, Alma Mehmeti, Erjona Rusi, Zija Vukaj, Pjaver Kroni, Merita Smaja, Alma Hoti, Festim Abdyli, Besmir Haliti dhe Alfred Trebicka.

baneri-web-sajte-origjinaliIshin të pranishëm dhe shumë figura të artit dhe jo vetëm, të Shkodrës dhe të qyteteve tjera.

Fituesit e këtij festivali ishin:

Çmimi i Medias – Argëzon Sulejmani
Çmimi i Intepretimit – Arjola Zadrima
Çmimi i Tretë – Elvis Ndoja
Çmimi i Dytë – Arjola Zadrima
Çmimi i Parë – Melita Vjerdha

Poezia finaliste e Argëzonit, e cila më pas u nderua me çmimin e medias titullohej: Me besë. Një poezi e shkruar në gegnishtë, e cila siç u vlerësua dhe nga kritika e festivalit në qendër ka dashurinë si liri (dhe robëri) absolute.

Përshtatur nga: (C)EKO Mendje

By admini