230 euro u ka kushtuar shtetasve shqiptar të cilët po ktheheshin nga Franca dhe në automjetin e tyre kishin të stampuar flamurin kombëtar. Ngjarja e pa zakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvas. Sipas të përditshmes Vijesti, ka qenë ky vendimi I gjykatësit për vepra penale I cili e ka cilësuar si provokim ndaj turistëve flamurin e Shqipërisë të stampuar në automjetin e tyre. Sipas kësaj të përditëshme, këta shtetas të cilët gjatë udhëtimit për në vendlinje nga kampionati eurpoian që po mbahet në Francë, janë ndalur në Budva.
Dëshmitarët okular janë shprehur se në automjetin e tyre tip Golf, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë I stampuar flamuri I shqipërisë. Dhe se gjatë kalimit nëpër budva ata kanë kënduar dhe kanë shkaktuar zhurmë. Pas njoftimit në policinë locale të Budvas kjo e fundit ka ndaluar mjetin tip golf në të cilin ishin katër shtetas dhe kanë bërë shoqërimin e tyre për në Komisariatin e Budvas. Dhe pas urdhërit të policisë shtetasit shqiptar kanë hequr flamurin e stampuar në automjet. Dhe pas vendimit të Gjykatësit dhe kryerjes së pagesës janë larguar për në Shqipëri.
Kjo ndodh ndersa ne Tirane pritet me te gjitha nderimet e duhura Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç i cili do te mbaje edhe nje fjale pershendetese ne parlamentin shqiptar!