Eko-fshati-turistik-vuthaj-1Në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë u hap Hoteli i par turistik “Kulla Rosi”.  Është ky një investim shume domethënës i kompanisë Rosi  me seli ne Guci, dhe pronar bashkëvendësin tone Ujk R Gjonbalaj i cili është njëkohësisht edhe njeri nder afaristet ma të suksesshme të trevës tonë dhe këtë sukses  ai e ka arritur duke qëndruar në vendlindje pa marr rrugët e gyrbetit si shumica e plavë-gusiave.

Karakteristikë e këtij investimi është se është ruajtur origjinaliteti kullave, shtëpijave të vjetra por adaptuar me elemente përcjellëse moderne te kohës. Eko fshati turistik “Kulla Rosi” në Vuthaj është një investim i qëlluar, qe ringjall shpresën dhe perspektiven e kësaj treve që vuan shume nga plaga e rend e mërgimit dhe se investime e kësaj natyre  po i kthejnë gjallërinë dhe mbijetesën e vendorëve të cilët nga mos perspektiva ekonomike marrin rrugët e mërgimit.

Përgaditi Esad Gjonbalaj

Vuthaj, Plavë  Guci
19 Qershor 2016

By admini