Komuna dhe inspeksioni veterinar –aktivitete për mirëqenien e qytetarëve
Sot u mbajt një takim pune ndërmjet kryetarit të komunës Z.Nazif Cungu dhe përfaqësuesve të inspeksioneve veterinarere, përfaqësuesve të policisë komunale dhe menaxherit të komunës së Ulqinit. Pas diskutimeve u ra dakort që të veprohet në mënyrë të organizuar përsa i përket mënjanimit të kafshëve endacake.Lidhur me këtë është siguruar hapsira e duhur dhe është aftësuar ekipi i cili do të merret me këtë problematikë. Andaj, me këtë rast ftohen qytetarët që rregullisht të përkujdesen për kafshët e tyre , sepse në të kundërtën do të jenë të sanksionuar konformë normave ligjore. Në mënyrë të organizuar do të veprohet edhe për mënjanimin e qenve . Për këtë komuna do të veprojë sëbashku me institucionet private që janë të kualifikuara për këtë lloj veprimtarie.
Në takimin e sotëm u bë fjalë edhe për shitjen e paligjshme dhe joadekuate të peshkut dhe produkteve të qumshtit. U ra dakort që për këtë ceshtje organet e administratës së Ulqinit të ndermarrin hapat eduhura me qëllim të krijimit të kushteve për shitjen e artikujve te lartëpërmëndur. Kur jemi tek shitja të shtojmë se pjesëmarrësit e takimit janë të gatshëm të angazhohen për përmirësimin e kushteve të shitjes së prodhimeve bujqësore në Katërkollë , andaj komuna paralajmëroi se do të intensifikojë aktivitetet me qëllim të rregullimit të tregut në këtë pjesë të qytetit.