festivali-mantova-itali-ana-e-malit-1
Foto: H. Kovaçi

Në Mantova, ky qytet i vogël, por i bukur në Itali, një thesar i vërtetë, i vendosur si qëllimshëm në pikëtakimin e tre rajoneve, Lombardia, Emilia Romagna e Veneto, gati i ledhatuar nga ujrat e lumit Po, që kalon aty prane dhe i nanurisur nga ujërat e tre liqeneve piktoreskë, që e rrethojnë, u mbajt , Festivalit të Kulturës Shqiptare. Një mikpritje bujare e qytetit-kryeqytet i kulturës italiane për vitin 2016, që di të çmojë shkëmbimet interkulturore dhe t’u japë hapësirë edhe vlerave artistike e kulturore të etnive të tjera. Bashkësia shqiptare aty, është e para, që e e kishte këtë privilegj, në sajë të dashamirësisë së autoriteteve lokale të këtij qyteti dhe, veçanërisht, kryetarit të Bashkisë, Mattia Palazzi. Ky edhe në raste të tjerë e ka shfaqur hapur interesimin dhe vlerësimin për Shqipërinë dhe emigrantët shqiptarë.

baneri-web-sajte-origjinaliPër mbarëvajtjen e festivalit, ishin vënë në dispozicion mjedise të ndryshme, njerëz dhe fonde, që kjo ngjarje të kurorëzohet sa më me sukses dhe të bëhet një urë miqësie, bashkëpunimi e shkëmbimesh të herëpashershme, të vlerave të ndërsjellta të artit e të kulturës. Poashtu organizatoret shprehim mirënjohje edhe për Ministrinë e Kulturës, në Tiranë dhe veçanërisht zëvendësministrit Zef Çuni, për bashkepunimin e vazhdueshëm.

Ky Festival pati një kalendar të ngjeshur e interesant. Me datën 10 qershor 2016 paradite, ai fillojë me konferencën për shtyp. Përpara gazetarëve u paraqiten drejtues të komunës së Mantovës dhe organizatorët e Festivalit. Pasdite u bë ceremonia e hapjes dhe vizita në ekspozitën e artistëve të arteve figurative: Llesh Prendi, Alketa Delishaj e Xhimi Hoti. I ftuar special ishte mjeshtri i gdhendjeve në dru, artisti Llesh Biba, i cili vjen me punimet e tij që nga Tirana. Pastaj, në mjediset magjike të Teatrit “Bibiena” u mbajt konferenca kulturore-artistike: “Udhëtim, nga Garibaldi, te Mona Liza shqiptare”, e të talentuarit Klodian Kojashi. Konferenca u shoqërua me pjesë operistike, të interpretuara nga sopranoja Mimoza Rama.

festivali-mantova-itali-ana-e-malit

Që në ditën e parë të Festivalit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Shoqatës arbëreshe “Vorea”, në Frascineto të Kozencës.
Të shtunën, me datën 11 qershor ishte radha e shkrimtarëve dhe artistëve, të cilët gjallëruan jo vetëm mjediset e eskpozitës së hapur në Shtëpinë e Rigoletos, por edhe ato të librarisë “Nautilus”. Po atë ditë u përurua krimimtaria e poetit Tonin Nikolli, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Të dielën, më 12 qershor, në Sheshin “Mantegna” jehojë si asnjëherë, kënga e vallja shqiptare, u shpalosen bukuria dhe larmia e kostumeve tona kombëtare, simfonia e instrumentëve popullorë, që dëshmojnë lashtësinë, por edhe finesën e shpirtin prej artisti të popullit tonë. Gjithashtu, këtë ditë u ngjit në skenë Ansambli i shoqatës shqiptare “Ana e Malit” nga në Ulqini, i drejtuar nga e palodhura Luljeta Avdia, mësuese e pasionuar dhe shkrimtare e talentuar. Ajo punon prej vitesh me këtë grup, i cili ka dhënë shfaqje e ka fituar çmime në Festivalin e Gjirokastrës dhe në festivalet e organizuara nëpër Kosovë, është mirëpritur nga diaspora shqiptare në Amerikë etj.

Këtë veprimtari të bukur e mbrësëlënëse e mbylli Ansambli i shquar i Këngëve e Valleve Popullore të Tiranës. Siç dihet, ky ka bërë turne të suksesshme në tërë kontinentet dhe çon përpara lavdinë e atij ansambli, I cili dhjetëvjeçarë më pare, në Festivalin Ndërkombëtar të Dizhonit, në Francë, fitoi “Gjerdanin e Artë”, në garë me grupet më të famshme, nga e gjithë bota.

Fesivali i Kulturës Shqiptare, në Montava,, i pari i këtij lloji në Itali,  dëshmoi vlerat tona të çmuara, në fushat e artit e kulturës sonë mbarëkombëtare.

 https://www.youtube.com/watch?v=rm6tn-V8kOI

By admini