programi-dite-e-rumise-2016Nen organizimin e Shoqates së Bjeshkatareve “Rumia”, diten e diele, u mbajt  manifestimi i pestë me radhë “Te gjithe ne Rumi 2016”.

Dita e bukur, koha ideale, numri prej 102 bjeshkatrëve që kapen majen e malit të Rumisë dhe organizimi ideal i një manifestimi të nivelit të tillë ishin pikat kyçe të ditës të manifestimit ”Të gjithë në Rumi” të ditës së diele. Në mesin e bjashkatarvëe kishte baneri-web-sajte-origjinalimjaft të tillë nga Prishtina (ShB Shkembi), Shkodra, Presheva dhe banoret e zonës së Krajës, Anës së Malit, Ulqinit dhe Tivarit por edhe nga diaspora janë në SHBA. Anëtarët e shoqatës nuk mund të fshehnin gëzimin për mbarëvajtjen manifestimit.

treguesi-maja-e-rumise

Ashtu siç ishte parashikuar në maje të Rumisë u ngjiten të grupe të organizuara: njëri nga ana e Briskut të Krajës kurse tjetri nga ana e Mikuliqit të Tivarit, për tu bashkuar së bashku në Djerrin e Rumisë. Pika kulmore ishte kur të dy grupet kapen majen më të lartë të Rumisë.

dita-e-rumise-gjuajtja-me-pushke-ajrore

Edhe këtë vit pas uljes nga maja e Rumisë bjeshkataret dhe pjesa më e madhe e të gjithë të pranishmeve morën pjesë në lojrat popullore të cilat u organizuan në Djerrin e Rumisë. Mbi 70 pjesmarrës në të gjitha lojërat tregon për pjesëmarrjen masive dhe lojëra të bukura.

dita-e-rumise-lojrat-popullore

Pas uljes në Brisk organizatoret ishin mundur që për të gjithë pranishmit të ketë pije freskuese dhe ushqim. Poashtu programi kulturo-artistik i dha edhe një përmasë shtesë të këtij manifestimi.

kampingu-para-dites-se-Rumise-2016

Një natë para manifestimit ShB Rumia organizoi një kamping për të gjithë të interesuarit ku  numri i pjesëmarrësve që kaluan natën duke u ”përgaditur” për daljen e së dieles ishte i konsiderueshëm.

Manifestimi u përmbyll me vallen tashmë simbol ë kësaj zone: ”Oj Rumia bjeshkë e naltë”

 https://www.youtube.com/watch?v=cJaUUKro3UY&feature=youtu.be

By admini