“Turri për t’i duartrokitur Malit të Zi nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shpura e tij është poshtërues dhe fyes për Kosovën e pavarur. Kush nuk beson le ta lexojë Fjalorin Enciklopedik të edituar së fundi nga Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve… Thaçi dhe kamarilla e tij në vend se t’i nisin notë proteste Malit të Zi i thurin ditirambe! Përderisa negociatat për demarkacionin e kufirit me këtë republikë kishin evoluuar në mënyrë misterioze, nga mospajtimet e thella në fillim – pikërisht për zonën e kontestueshme – kurse në fund të procesit ekipi i Murat Mehës bënte be e rrëfe se asnjë pëllëmbë tokë kosovare nuk ka mbetur matanë…
Mali i Zi për kapërcimin që e ka bërë me 2008, duke qenë i vetmi vend i “kampit armiqësor” që e njohu Republikën e Kosovës, pra si vend që respekton vlerat e përbashkëta perëndimore, është “shpërblyer” me pranim në NATO e më parë edhe me liberalizim vizash, por favorin e liberalizimit të vizave kjo republikë e mori pa iu kërkuar demarkacioni me Kosovën,ndërsa në anën tjetër – në mënyrë thjesht diskriminuese – Kosovës po i kërkohet ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin!?”
/Pjesë nga shkrimi ”Shpura e Hashim Thaçit i thur elozhe Malit të Zi” të analistit kosovar Halil Matoshi i botuar në Koha Ditore/
Shkrimin e poshtë mund ta lexoni më në linkun e mëposhtëm.