Fjalori i Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU) në disa pjesë që ka të bëjë me shqiptaret ka zgjuar interesim dhe debate të fuqishme në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi.
Në këtë linjë është edhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile në qytetin e Ulqinit Xhemal Peroviqi i cili në një koment të tij rreth këtij fjalori shpreh habinë për mosreagim të të gjitha strukturave poltike shqiptare.
”Ne pritje te reagimeve te strukturave politike shqipetare, qe u takon dhe qe gjejne justifikime per mbeshtetje pa kushte te ketij pushteti te shemtuar qe te shkel , te plackit , te debon, te blen votat,… dhe te ledhaton (korupton) sic thot populli jone “me hime”!!!”, kështu komenton Peroviqi në një koment të tij në letrën e hapur të deputetes shqiptare Ledi Shamku në drejtim të Akademisë Malazeze.