rruga-krythe-ulqinKryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate, Skender Elezaigiq, ka pyetur pushtetin komunal se çfarë hapash ka ndërmarrë për fillimin e rikonstruktimit të aksit rrugor Ulqin-Krythë.

Ai thotë se procedura tenderike për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë për kryerjen e punimeve në këtë aks rrugor nëpër të cilin gjatë vitit kalojnë qindra mijëra makina, po zvarritet pa asnjë kuptim.

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Malit të Zi ka dhënë lejen e ndërtimit për rikonstruktimin e kësaj rruge, ndërsa është kryer edhe ekspropriimi i tokës përgjatë këtij aksi me gjatësi 13,5 km. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është nëntë milionë euro, ka thënë Elezagiq.

Shikuar kronologjikisht del se autoritetet lokale të Komunës së Ulqinit kanë premtuar se gjatë vitit 2014 do të përfundojë hartimi i dokumentacionit teknik dhe do të fillojnë punimet në aksin rrugor Ulqin-Krythë.

Në vitin 2014, në Drejtorinë shtetërore për Komunikacion kanë vlerësuar se rikonstruktimi i rrugës Ulqin-Krythë mund të fillojë, ka shkruar e përditshmja e atëhershme proqevritare “Pobjeda”. Kjo gazetë citohet të ketë shkruar se ndërkohë do të përfundojë procesi i ankesave në shkallë të dytë, sepse ankesat ishin më shumë të natyrës formale sesa thelbësore.

Sipas “Pobjedës”, ofertën më të levërdishme e ka ofruar kompania “Tehnoput MNE” me kooperantët e vet “Geonana” dhe “Mi” nga Podgorica dhe “Boster” nga Nikshiqi.

1Kjo kompani ka ofruar të ndërtojë 13.5 km rrugë për 7.2 milionë euro ose për gjysmë milioni më lirë se oferta e dytë më radhë.

Kronistët kanë shënuar edhe premtime të tjera të autoriteteve komunale dhe qeveritare, por rikonstruktimi nuk ka filluar stina turistike tash po nisë.

/Pjesë nga shkrimi Faktori politik shqiptar e ka humbur identitetin të gazetarit Ibrahim Berjashi për të përjavshmen Koha Javore/

By admini