Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij ashtu siç ishte paralajmëruar kanë dalur sot në teren për tu njoftuar më për sëafërmi me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Bashkësisë Lokale Nr2. Shqetësimi më i madh lidhej me problemet e pastrimit të terrenit, ndriçimit të pjesës nga hoteli London dhe përgjatë lagjes Totosh, rregullimi i trotuarit, mbyllja e gropave, gjetja e një lokacioni për automjetet e dala jashtëpërdorimit, por u prek dhe çështja e përmbytjes së kanalit të Braticës, mësohet nga kabineti i kryetarit te Komunes se Ulqinit.
Poashtu, u la që Agjencia për Ndërtimin dhe Zhvillimin e Ulqinit të përgatisë një zgjidhje për rregullimin e hapësirës ku gjinden kontinierët në Plazhin e madh, përballë restorantit Otrant. Të gjitha këto probleme e shqetësime do të marrin rrugën e zgjidhjes në një kohë optimale. Strukturat udhëheqëse të BL shprehën konsideratat e tyre, ndërkohë që sot kryetari Cungu me bashkëpunëtore vazhdojnë takimet me përfaqësuesit e BL Nr.1.