Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij mbajten sot takimin e rradhës me përfaqësuesit e agjencive turistike që veprojnë në qytetin tonë. Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqesuesit e Organizatës turistike.
Që në fillim të takimit kryetari Cungu tha që synimi ynë është vënija e marrëdhënieve korrekte me interes të përbashkët. Të pranishmit u njoftuan me ndryshimet që ka pësuar ligji në pjesën e paraqitjes së mysafireve dhe vjeljen e taksë banimit. Sipas asaj që u dëgjua Sekretariati për buxhet dhe financa mund ti besojë agjencive që krahas paraqitjes të merren dhe me vjeljen e taksë banimit konformë një programi të veçantë. Kryetari Cungu insistoi që të sigurohen modelet dhe përvojat e komunave të tjera bregdetare dhe të gjindet forma më e përshtatshme dhe më e levërdishme për të gjithë, njoftohet nga kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Në fjalën e tij ai ishte këmbëngulës, bashkarisht me ju do të rrisim cilësinë dhe nuk do të lejojmë kontrolle selektive, por do ti vëmë vehtes detyrë që të rrisim të ardhurat nga taksë banimi dhe ata mjete me një kontroll rrigoroz ku do të kenë qasje të gjithë do të vihen në shërbim të begatimit të ofertës turistike.
Duke paralajmëruar sëshpejti takimin tjeter, ai luti përfaqësuesit e agjencive turistike që të zgjedhin kandidatin e tyre i cili do të jetë pjese e trupit koordinues që do të merret me përcjeljen e rrjedhës së sezonit turistik.