1-maji-ulqin-krejt-prishtina1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855: me këtë përmbajtje: ” 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”. Sot, pothuajse pas 123 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Por, kjo festë tek shqiptarët, duke shfrytëzuar ditët e psuhimit festohet pak më ndryshe.

Pasdrekja e së premtes dhe paradrekja e së shtunës ka shënuar fluksin e parë të mysafirëve në qytetin e Ulqinit ku edhe kësaj here dominojnë ato nga Kosova.
”Krejt Prishtina u ardhë në Ulqin”, kështu është komenti i një të riu nga Prishtina i cili tregon një fakt vertet duke shikuar numrin e madh të mysafirëve nga ky qytet. Për prishtinasit por edhe për  qytetaret nga mbarë Kosovës, Ulqini mbetet qyteti i tyre i preferuar.

Kafja e mëngjesit buzë deti apo edhe një zhytje në ujë në ka mesi i ditës nuk duhen humbur.

By admini