Maqedonia-te-Ambasadorit-Amerikan-Jess-BailyBeqir SINA – New York

Komuniteti Maqedonas i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara,-“Jess Bailey, ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë , për shkak të veprimeve të tij të vazhdueshme në kundërshtim me konventat dhe normat diplomatike, është angazhuar në veprimtari armiqësore kundër Maqedonisë

NEW JERSEY : I vetë ashtuquajturi Komuniteti Maqedonas i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara, i cili është pjesë e asaj, që quhet edhe “Diaspora Maqedonase e Bashkuar(DMB)” – “The United Macedonian Diaspora (UMD)”, me anë të një Petcioni i ankohet Presidentit të Shteteve të Bashkuara, për shpalljen “Non grata” të Ambasadorit Amerikan në Maqedoni, diplomatit të karjerës Jess Baily.

Ky organizim i komunitetit Maqedonas në SHBA, e Kanada, e cila thuhet se është edhe vegë e qeverisë dhe e politikës sallvo maqedonase, dhe, që thirret Diaspora e Bashkuar e  Maqedonisë (UMD), pretendon se është simbas tyre dhe zëri kryesor, e i ngushtë për gjysmë milioni amerikano maqedonas, të trashëgimisë së Maqedonisë.

Në Peticionin e tyre, madje shfaqet dyshimi se edhe zbulimi i bisedave të politikanëve maqedonas, sipas tyre janë bërë duke përgjuar, gjithmonë simbas tyre “më shumë se 1 milion biseda të regjistruara në mënyrë të fshehtë,” që me sa duket, thonë në Peticionin ata Komuniteti maqedonas i New Jerseyt,  “është “dora e fshehtë” e SHBA-vë, dhe agjencive aleate të Inteligjencës, të cilat, thonë ata janë duke i përdorur këto përgjime për shantazhe ndaj zyrtarëve qeveritarë Maqedonase, në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime” në Maqedoni “ ashtu si pretendojnë ata në Peticion.

Në këtë mënyrë Peticioni, i bënë thirrje, Washingtonit, që “Të ndalohet nxjerrja e emrave që sanksionojnë në mënyrë të papërshtatshme të gjithë ata individët, e përfshirë në përgjimet në masë të qytetarëve të Maqedonisë. Në më shumë se 1 milion biseda të regjistruara në mënyrë të fshehtë, thonë ata.

Dhe, nëse veprimet e Ambasadorit Baily, kanë kryer në fund të fundit, një ndryshim në emrin e Maqedonisë, për të futur vendin tonë(Maqedoninë) në NATO, ju bëjmë dije se Ambasadori i Juaj, që duhet të jeni të vetëdijshëm se maqedonasit, janë një popull sovran, që do të rezistojnë përpjekjeve të tilla nga çdo anë dhe me të gjitha mjetet”, kështu të paktën, thotë Peticioni i Komuniteti maqedonas i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara, i nëshkruar prej tyre.

Në këtë mënyrë Maqedonasit e Amerikës, po simbas tyre, janë duke kërkuar shpalljen “Non grata”, si thirret ky veprim i tyre, në gjuhën diplomatike, teksa me anë të këtij Peticioni ata vetë e kanë kërkuar pra largimin e Ambasadorit amerikan, nga Shkupi, madje, duke i kujtuar Persidentit të SHBA, Obama, edhe “humbjet- dështimet” e Departamentit të Shtetit, në politikën e jashtme, gjithmonë simbas tyre.

Ata duke folur në emët të Komunitetit Maqedonas, i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara, i cili thuhet se është pjesë e asaj që quhet edhe “Diaspora Maqedonase e Bashkuar(DMB)” – “The United Macedonian Diaspora (UMD)”, dhe vegë e qeverisë, thotë, se shpresonë te Presidenti Obama, se do të bie dakord, në një kohë( të papërkufizuar), kur për fat të keq, si shkruajnë ata, politika e jashtme Amerikane, është duke vuajtur edhe ato që ata i kan qujatur humbjet(dështimet) e Departametit të Shtetit, duke i kujtuar Presidentit Obama se :” Ambasadori Jess Baily, do të jetë një ndryshim i mirëpritur, duke bërë gjënë e duhur dhe kështu do të ndryshoni, edhe opinionin Maqedonas për Shtetet e Bashkuara, si fener të lirisë dhe i demokracisë”.

Në peticionin drejtuar Administratës Obama, Departamentit të Shtetit, duke folur në emër të qytetarëve Maqedonas në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (KM), e akuzojnë Ambasadorin Amerikan, se sipas tyre, ai drejtpërdrejtë me stafin diplomatik, dhe SHBA, duhet për t’a ndalojë ndërhyrjen e tij, e jo të “përzihet” në punët e brendshme të Maqedonisë, veçanërisht në atë nxitjen e aktiviteteve për të destabilizuar vendin(Maqedoninë) dhe të detyrojë një ndryshim të qeverisë legjitime, të zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Maqedonisë, shteti i lirë i sovran.

Madje simbas Peticionit të  Komunitetit maqedonas i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara, i kërkohet Presidentit Obama, që Ambasada e SHBA, në Shkup, të ndalë financimin dhe mbështetjen e organizatave gjoja joqeveritare, të tilla si Fondacioni Soros, të cilat simbas tyre po nxisin tensionet etnike dhe të tjera, dhe se ata “angazhohen në dhunë dhe aktet e vandalizmit, që shërbejnë si instrumente të presionit politik në politikën dhe politikat e Maqedonisë”

Ndërkaq, në fund të këtij Peticioni Komuniteti maqedonas i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara, i drejtohet Presidentit Obama,duke u shprehur se: “Të nënshkruarit,  shkruajnë me dëshirën e vazhdimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë. Megjithatë, thotë Komuniteti Maqedonas i New Jerseyt, në Shtetet e Bashkuara, ne e kemi si obligim të ju vëmë në dijeni Ju, si Presidenti i SHBA, se veprimet e Ambasadorit, të SHBA, në Maqedoni, Jess Baily, vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për besueshmërinë SHBA-ve, në popullin Maqedonas.

By admini