Përgatitje për prezantim dinjitoz në Panairin e turizmit në Prishtinë
Gjatë këtyre ditëve strukturat udhëheqëse komunale janë të angazhuara rreth përgatitjeve për prezantim dinjitoz të ofertës turistike të Ulqinit në Panairin e Prishtinës.
Gëzon fakti që të gatshëm për ndihmë janë shprehur dhe afaristët, pronarët e plazheve, hoteleve dhe restoranteve. Nga ana tjetër nuk do të mungojnë materialet propagandistike nga Organizata Turistike dhe subjektë të tjerë të interesuar, mësohet ng kabinet i Komunës së Ulqinit.
Si rendomë edhe ketë vit do të këtë konferenca me gazetarë, pjesëmarrje në televizione të ndryshme të Kosovës dhe deklarata për medije të shkruara dhe portale. Ndërkaq, kryetari i komunës Nazif Cungu gjatë ditëve të fundit ka dhënë një sërë intervistash për ekipet televizive të cilat kanë ardhur për realizimin e emisioneve të veçanta nga Ulqini këtë fillim verë. Në intervistat dhënë RTK-së, RTSH dhe ekipeve të tjera nga ku mund të vijnë dhe mysafirë ai paralajmeroi aktivitete të shumta kulturore dhe sportive për ditët e para të muajit maj.