Euro-paraPolicia e Ulqinit ka ngritur padi penale kundër një personi nga Budva me inicialet S. M. dhe mikeshës së tij B. S.  nga Serbia me  dyshimin se të shtunën pasdite, në tregun e gjelbër të qytetit, u përpoqen për të zëvendësuar kartëmonedhat e  rreme të vlerës prej 100 euro.

Siç shkruan Vijesti, personat në fjalë në polici deklaruan se nuk kanë ditur se kartmonedhat janë të falsifikuara dhe se ato i kishin marrë nga një shtetas shqiptar të cilit, sipas tyre, i kishin shitur një qen.

Tregtarët e tregut të gjelbër të Ulqinit tregojnë se çifti kishte blerë pemë dhe perime në dy vende në treg dhe janë vetë tregtarët që kanë njoftuar policinë pas së cilës u bë e mundur edhe kapja e tyre.

By admini