Ka disa ditë që në Ulqin dhe rrethinë qytetaret befasohen jo me shiun si të tillë por me me me një sasi balte të cilat bie në formë të shiut. Në formë të tillë shiu ka rënë para disa ditëve në Ulqin por edhe rrethinë, ndërsa reshje të tilla ka pasur, edhe pse në sasi të vogla edhe ditën e premte.
Njëjtë ka ndodhur edhe në disa qytete të Kosovës. Sipas parashikuesve dhe specailistëve të motit atje, këto riga nuk kanë ndonjë efekt tek shëndeti i qytetarëve. Por nëse këto reshje rrisin intensitetin e tyre, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se mund kenë pasoja të mëdha pasi që sipas tij do të krijoheshin “shirat acidike” të cilat janë të dëmshme për bimët.
Aliu për KosovaPress, tha se pluhuri i përzier me shi është alkalin. Disa prej grimcave të mëdha të pikave të shiut përmbajnë përzierje të kimikateve të tilla: si sulfate dhe kripëra deti, kryesisht natrium, klor dhe magnez. Sipas tij tek shëndeti i qytetarëve këto riga nuk paraqesin shqetësim tek qytetarët.
“Absolut nuk ka asnjë shqetësim, domethënë toka nuk nxehet njësoj në gjithë globin, diku ka temperatura të larta diku ka të ulëta dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve të temperaturave krijohen erëra, dhe këto erëra të furishme nga toka marrin pluhur, e përcjellin në shtresa të ulëta të troposferës dhe kalojnë në tokë si riga. Këto kanë ndodhur edhe në të kaluarën, kanë ndodhur edhe në vitet tjera por edhe këtë vit ka ndodhur më duket me 6 shkurt, por edhe në vitet e tjera ka ndodhur para luftës”, tha Aliu.
Më tej ai tha se këto riga të shiut vinë nga kontinenti Afrikan në drejtim të Evropës ku pluhuri ngritët në shtresën e Troposferës dhe në tokë bien si riga shiu.