Mujo-ulqinakuNga Zyhni Beqiraj

Mujo Ulqinaku me shokët e tij luftëtarë te lirisë, ra në mbrojtje të atdheut, për të mbetur perjetesisht ne altaret e lirisë së kombit tone!

Si 77 vjet me pare, me 7 Prill 1939, Heroi Popullit, Mujo Ulqinaku, ne krye te nje grupi patriotesh nga e gjithe Shqiperia, pse jo edhe nga Ulqini, nisi Rezistencen Antifashiste kunder Italise se Duces qe sulmoi Shqiperine.

Ai ra ne krye te betejes per mbrojtjen e Atdheut se bashku me te tjere patriote qe ishin rreshtuar perkrah tij dhe qe luftuan me aq vetmohim e trimeri.

Ndaj, nderimi, respekti, homazhi yne shkon per ta, per sakriificen sublime qe bene.

I paharuar kujtimi i vepres dhe jetes se Mujo Ulqinakut me shoke!

Mujo Ulqinaku
Mujo Ulqinaku (lindur si Mujo Cakuli; 1896 – 7 Prill 1939) oficer i Mbretërisë Shqiptare dhe Hero i Popullit shqiptar.
Jeta
Një ndër luftëtarët e parë më të shquar dhe organizues i qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian në prill 1939, Hero i Popullit. Lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.
Aktit heroik të Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit, emrin e tij e mbajnë rrugë, anije, shkolla etj.

By admini