zef-mirditaNga Nikë Gashaj, Kryeredaktor i revistës „Malësia“

Në Zagreb, më 5 prill 2016, vdiq shkencëtari dhe  historiani i madh i kombit shqiptar, profesor Zef Mirdita, në moshën 80 vjeçare. Ndarja nga jeta e profesor Mirditës ështëhumbje e madhe për shkencën e historisë në përgjithësi, e posaçërisht për historiografinë shqiptare. Mirëpo, thuhet se njerëzit shkojnë, por veprat mbeten. Gjithsesi, profesor Zef Mirdita do të mbetet në kujtesë të përhershme për kontributin e madh që i dha shkencës shqiptare, por edhe asaj ballkanike.

Në këtë rast në veçanti e falënderojmë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e madh që i ka dhënë revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore „Malësia“, si anëtar i redaksisë dhe bashkëpuntor aktiv shkencor.

Profesor Zef Mirdita do të mbahet mend jo vetëm si shkencëtar, por dhe si NJERI I MADH, me virtyte njerëzore, si shembull i shkëlqyeshëm i nderit dhe moralit të pastër.

Me respekt të thellë,
Pushoftë në PAQE!

By admini