Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka dërguar një mesazh urimi Dom Rrok Gjonlleshaj me rastin e emrimit të tij Arqipeshkv i Arqipeshkvisë së Tivarit. Në mesazh ndër të tjera thuhet
”Me kënaqësi morëm lajmin për emrimin Tuaj në krye të argjipeshkvisë së Tivarit.Emrimi Juaj është fryt i vlerësimit dhe rrolit tuaj në shërbim të fesë.
Në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal ju uroj shumë suksese dhe shërbesa të mëdhaa për besimtarët dhe kombin. Sinqerisht i Jujaji”, përfundon urimi i kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu .
Urimi i KRYETARIT TË KUVENDIT TË ULQINIT
ARQIPESHKVIT TË ARQIPESHKVISË SË TIVARIT
Don Rrok Gjonlleshajt
Shkëlqesi,
Nga zemra ju uroj në emër të Kuvendit të Ulqinit dhe në emrin tim personal, zgjedhjen tuaj në këtë detyrë të shenjtë.
Jam i bindur që ju si deri më tani do të kontribuoni në zhvillimin e mëtutjeshëm të Kishës Katolike , në zhvillimin e harmonisë fetare dhe me maturinë që Ju karakterizon do të dini të kaperceni veshtirësitë.
Paci përherë bekimin e Zotit.
Vëllazërisht,
Kryetari i Kuvendit të Ulqinit
Loro Nrekiqi