bjeshkataret-rruges-se-te-mbijestuareve-te-masakres-setivait-1Ditën e diele me 03.04.2016 Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizoi një ndër aktivitetet e saja më interesante dhe shumë domëthënëse. Këtë ditë kjo shoqatë, për të kujtuar një ndër tragjeditë më të mëdha shqiptare siç është Masakra e Tivari  organizoi homazhe tek Monopoli i duahnit në Tivar si dhe një rrugëtim nga Tivari i vjetër e deri në Brisk të Krajës të të emërtuar “Rrugës së të mbijetuarëve të Masakrës së Tivarit”.

Në të gjithë këtë aktivitet ndihmoi jo pak dhe hiç më pak se kryetari shqiptar i Kuvendit komunal të Tivarit, z. Osman Subashiq. Z. Subashiq kishte pranuar që për të ndihmuar këtë aktivitet kishte marrë përsipër që angazhoje personin kujdestar që bjeshkatarëve të ju mundësojë hyrjen brenda hapësirave të Monopolit të duhanit në Tivar. Z Subashiq poashtu më një mirësjellje dhe ndjeshmëri të lartë priti bjeshkatarët në Tivar dhe qendroi me ta deri në fund të aktivitetit të paraparë në këtë qytet.

Z. Subashiq vjen nga Partia SocialDemokrate dhe për fat të keq në Kuvendin komunal të Tivarit ka një iniciativë për shkarkimin e tij. Rreth kësaj iniciative do të diskutohet në mbledhjen e datës 15 prill të këtij viti.

bjeshkataret-rruges-se-te-mbijestuareve-te-masakres-setivait-1

By admini